ora e perralles

    Share
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    lexo ora e perrallės

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/6/2007, 11:43

    Ēakmaku

    Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
    nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
    -Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
    -Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
    -E shikon ate pemen e madhe? - vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
    -C'do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
    -Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t'i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
    -S'me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
    -Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.
    -Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
    -Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
    Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
    Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.
    -Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.
    -Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen.
    Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.
    Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.
    -Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.
    Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:
    -Tashti , me ngri lart o nene.
    -E ke cakmakun ?- pyeti ajo.
    -Oh jo vertet! E harrova fare.
    U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.
    -C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.
    -S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.
    -Gjepura! Me thuaj ne cast se c’do ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken.
    -Jo!-u pergjigj magjistarja.
    Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet.
    Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh!
    Sherbetori qe duhej t’i pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur.
    -Si te bej qe ta shoh? –pyeti ushtari.
    -Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti s’i pelqente aspak.
    -Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen.
    Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur.
    Nje mbremje te erret, s’kish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji:
    -O zot im, c’urdheroni?-I tha qeni.
    C’eshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani!
    Nje dite ushtari mendoi:”Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria;
    Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? S’do te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun?” E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji.
    -E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute.
    Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete.
    Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur.
    -Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha.
    Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr.
    Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe s’futnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete:” Tashti e di adresen” dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit?
    Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha.
    -Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.
    -Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq.
    -Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje.
    Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua.
    Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni s’e vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave.
    -Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua s’behet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe … tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi.
    Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do t’i hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi t’ia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte.
    -Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope –cope.
    -Nuk dua te me hedhin…-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrje:Ushtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur!
    E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisnin:-Urra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se c’i kishin.


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė 9/12/2007, 20:23, edituar 1 herė gjithsej


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/6/2007, 11:44

    E bija e henes dhe e diellit!

    Na ishte njehre diku ne nje fshat nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal. Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat te cilet jetonin me shume me gjuetine ne mal filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.
    Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u mundua dhe u pergjerua e jema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre, por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste kucedren dhe gjahtari trim ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat. Por Lubija nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:
    Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.
    - Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati ta copetonte djalin.
    - Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.
    Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri. Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.
    - Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.
    - Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.
    Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur. Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:
    - Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.
    Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:
    - Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.
    - Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e Diellit, Fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur. Shko ne Ferr dhe digju perjete!!
    Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te shpelles.
    Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur pergjithmone.
    Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar nga vasheza. Nese njerezit ne kete perralle ende jetojne, ato tregojne kete histori me shume krenari.
    Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/6/2007, 11:44

    Perralla e Shqipes
    Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

    "Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

    "Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

    "Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

    I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

    I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    Bardh
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 403
    Data e rregjistrimit : 09/06/2007

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga Bardh prej 12/7/2007, 17:05

    Trimi dhe Kuēedra





    Ish njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi:
    - Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēdra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė...
    Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės.
    Ajo i tha:
    - Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm
    nė mal tė kuēedrės tė gjuash!
    Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė. Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja. Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha:
    - Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati.
    - Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash.
    - Cdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh?
    - Do tė tė jap besėn time!
    - Mirė, nėma besėn e shko.
    Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės:
    - Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu:
    - Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės?
    Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko!
    - Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės.
    Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi...
    Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha:
    - Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur!
    Vasha vuri buzėn nė gaz.
    - Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra?
    - Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra.
    - Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty..
    Djali i vrenjt.
    - Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin.
    - Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė.
    - Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur.
    - E bukura qeshi dhe i tha:
    -Do tė vij me ty!
    Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur".
    E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti:
    - Cmendon ti o trim?
    Ai tha cmendonte:
    - Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur.
    Ajo e vėshtroi tėrė gaz.
    - Edhe pa ty?
    - Qoftė edhe pa mua...
    - Kaq shumė mė do?
    - Shumė...
    Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės:
    - Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha t'a pėrpij"
    Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu:
    - Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve.
    Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset.
    - Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė
    fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu?
    - Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve.
    - C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė?
    - E kam shoqin e jetėve.
    - Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt.
    - Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit.
    - Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė.
    Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut.
    Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jete. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh.
    avatar
    Bardh
    Anetar
    Anetar

    Numri i postimeve : 403
    Data e rregjistrimit : 09/06/2007

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga Bardh prej 12/7/2007, 18:05

    Turku dhe Arbėri




    Turku i mburrej arberit se kali i tij fluturonte si zog me krahe , se s'kish kale ne bote qe t'ia kalonte ne vrap , se ai , turku , ishte gati te vinte cdo kusht , mandje edhe turkeshen e tij .
    Edhe Arberi kish nje kale te mire .
    E lidhen ata -arberi e turku - qe te leshojne kuajt me vrap e te fitoje i zoti i kalit qe do ike me shpejt e me tej .
    Arberi vuri arbereshen , turku vuri turkeshen .
    Kur degjoi per kete kusht , e bukura e arberit mbushi syte me lot , po nuk e theu zemren , mori kycet ne dore , hodhi trasten me elb krahut , zbriti ne quar , i vajti drejt kalit te te zot dhe i tha :
    -Pa degjo , o kali yne ! Neser , ne luadh te madh , ti do te na mbrosh nderin tim dhe te tim zoti ! Une kam ne arke nje brez te argjende , qe e mbaj festave . Po te na nxjerresh faqe bardhe , kete brez do ta fal ty , do ta beje nenbarkese .
    Atje kam dhe nje cohe te belluste qe do te ta bej paravithe , gjerdanin e arte te qafes do ta bej fre . Te lutem , o kali yne i mire , neser , ne luadh te madh , te na mbrosh nderin : nderin tim dhe te tim zoti !
    Kali hengelliu .
    E bukura e arberit i vari ne koke tarasten plot me elb , dhe pastaj shkoi e mbushi uje kroi .
    Kur u gdhi dita , trimi arber dhe qeni turk dolen kaluar ne luadh te madh tek ish mbledhur shume bote per te pare dhe i leshuan kuajt vrap .
    Kali i turkut beri shtateqind rade e u lodh , kali i arberit beri nanteqind rade e nuk u lodh . Ai mbrojti nderin e te zot dhe te se zonjes , e la prapa kalin e turkut dhe fitoi kushtin e te zot !
    Nderkaq e bukura e arberit rrinte ne dere dhe verente diellin
    Zemra i rrihte .
    -c'u be , valle trimi im ? Pse nuk vjen te ma qetesoje zemren ?
    Tek rrinte keshtu , tere ankth , arriti nga luadhi i larget nje pellumb i madh dhe i tha :
    Gezohu moj e bukura arbereshe ! Kali i tet zoz e la prapa kalin e turkut . Behu gati ta presesh trimin fatmire !
    Arberesha mori plot gaz draperin , hyri ne kopesht dhe mlodhi trendafile te kuq e te bardhe , pastaj thuri dy kurora dhe i vari ne krye te shtratit .
    Nameta hingelliu kali ne dere . Kish sosur i zoti me turkeshen ne vithe te kalit . Arberesha zbriti shkallet me kupen plot vere ne dore e trasten plot elb ne krahe . Kupen ia zgjat te zot .
    -Pi , o im zot . Na rruat kali qe na nxorri faqe bardhe !
    Trimi fatmire piu kupen me vere dhe i tha te bukures :
    -Moj zonje , moj e bukura ime ! Ja tek te solla turkeshen ne vithe te kalit , qe te tunde djalthin kur te vesh ne djep te flere .
    Pastaj trimi perqafoi te bukuren .
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    lexo ora e perralles

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 24/9/2007, 12:01

    Ketu mund te vini perralla te bukura keshtu qe dhe femite kane dicka te bukur per te lexuar


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė 24/9/2007, 12:06, edituar 1 herė gjithsej


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 24/9/2007, 12:02

    Tregime te mocme shqiptare"

    Na rronte njėherė njė prijės i ri, qė njihej jo vetėm pėr trimėrinė por kryesisht pėr karakterin e harbuar e tekanjoz. Njėherė thirri plakun e fshatit tė rripte njė gur e pastaj tė pėrgadiste njė drekė pėr tė ftuarit e tij.
    Plaku,i zėnė ngushtė u kthye nė shtėpi i vrerosur dhe i tregoi vajzės sė tij tė vetme pėr urdhėrin e ēuditshėm tė prijsit. Vajza ishte e re,shumė e bukur por edhe shumė mendjeprehtė.
    Ajo e qetėsoi tė atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte.Dhe me tė vėrtetė, nė mėngjez shkoi te babai i saj me njė hanxhar nė dorė dhe i tha:"Jepja kėtė thikė prijėsit dhe i thuaj ta therė nė fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepėsh e t’i marrėsh lėkurėn".
    Plaku veproi tamam ashtu siē e mėsoi e bija.Prijėsi u zemrua dhe i tha:
    - Ku ke ndėgjuar or plak,qė tė theret guri?Mos kėrkon tė tallesh me mua?
    Plaku u pėrkul tėrė nderim dhe iu pėrgjigj:
    - Nuk guxoj tė tė kundėrshtoj, o prijės,po ku ėshtė ndėgjuar tė rrjepėsh lėkurė nga njė gur?!
    Prijėsit i pėlqeu pėrgjigja dhe duke marrė vesh se fjalėt e plakut dilnin nga mendja e sė bijės, u martua me tė.
    Vėshtirė e pati prijėsi me gruan e tij tė re.Ajo doli mė e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cenoi keq sedrėn e sėmurė tė prijėsit,aq sa vendosi tė ndahet prej saj,megjithėse e donte si mė parė.
    - Unė po shkoi pėr gjueti,por ki mendjen:po qe se ti para kthimit tim do tė zgjidhėsh qoftė edhe njė ēėshtje,me mua nuk ke punė mė,do tė ndahemi njėherė e mirė.
    Kaloi njė ditė,dy apo mė tepėr dhe te fqinjėt erdhi njė mik.Natėn pela e mikut polli njė mėz.Nė mėngjez miku,kur mori vesh lajmin u gėzua shumė, por tė zotėt e shtėpisė filluan tė ngulnin kėmbė se mėzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela.
    Filluan tė grindėshin dhe pėr tė sheshuar problemin vendosėn tė ftojnė gruan e prijėsit.Dhe kjo erdhi por me mjaft vonesė.Ajo kėrkoi ndjesė pėr vonesėn duke u shfajėsuar se rrugės,duke ardhur,pa pėrroin qė kishte marrė zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletė tė thata.
    Tė gjithė u habitėn.Edhe miku edhe tė zotėt e shtėpisė.:
    - Zjarrin e shuajnė me ujė e jo me fletė tė thata,e pastaj,ku ėshtė dėgjuar qė tė digjet uji?!- thanė ata.
    Gruaja e prijėsit qeshi nėn buzė dhe u pėrgjigj:
    - Po qe se e keni tė qartė se kjo nuk ndodhė,si nuk mund tė kuptoni se qerrja s’mund tė pjellė mėza?
    Nė kėtė mėnyrė u zgjidh edhe grindja nė dobi tė mikut.
    Kur u kthye nga gjyetia,prijėsi mori vesh qė grueja e tij kishte shkelur porosinė
    qė i kishte dhėnė,ai u gėzua dhe i propozoi gruas tė marrė me vete gjithēka dhe ēfardo qė do e tė largohet nga shtėpia e tij e tė shkojė te tė sajtė,apo ku tė dėshirojė.
    - Mirė, unė pranoj, por para se tė largohem dėshiroj tė hamė sėbashku darkėn e fundit tė lamtumirės, - u lut ajo dhe,pasi mori pėlqimin e tė shoqit,shtoi sofrėn.Gjatė darkės ajo e dehu tė shoqin,pastaj,me kujdes,qė tė mos zgjonte,e ngarkoi nė qerre dhe sėbashku me tė u nis pėr te prindėrit e saj.
    Rrugės prijėsi u zgjua dhe i habitur qeshi:
    - Ku po mė qon kėshtu?
    E shoqja, si gjithnjė,u pėrgjigj qetė:
    - Si ku? A mė urdhėrove tė largohem nga shtėpia jote dhe mė lejove tė marr me vete gjithēka mė nevojitet dhe ēfarėdo qė dua? E pra,unė ty tė dua mė tepėr dhe asgjė tjetėr.Prandaj dhe tė mora vetėm ty pėr tė prindėrit e mi.
    Prijėsi i habitur me mendjen e mprehtė tė gruas u kthye nė shtėpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 9/12/2007, 20:24

    Gishteza

    Na ishte nje here nje grua qe deshironte shume te kishte nje femije te vogel, por, meqe nuk dinte se si ta plotesonte kete deshire, shkoi tek nje magjistare plake dhe i tha:
    -Desha te kisha nje femij te vogel; me thuaj c'duhet te bej per kete gje?
    -Nuk eshte pune e veshtire, - iu pergjigj magjistarja. -Na nje kokerr elb, qe eshte i nje lloi tjeter nga ai qe rritet ne arat e fshatareve dhe qe e hane pulat. Vere ate ne poēen me lule dhe do te shohesh.
    -Faleminderit! - i tha gruaja, dhe i dha magjistares dymbedhjet groshe. Pastaj u kthye ne shtepi te saj dhe e mbolli kokrren e elbit.
    Pas pak, ajo pa te dilte prej dheut nje lule e madhe dhe e bukur, qe i perngjante nje tulipani ende te pacelur mire.
    -Sa lule e bukur! - tha gruaja duke puthur fletet e kuqe e te verdha, dhe po ne kete cast lulja u cel me nje zhurem te madhe. Tani dukej qe ishte nje tulipan i vertet, por brenda, ne sfondin e gjelber, ishte ulur nje vajze shume e vogel, e holle dhe e hijshme, e gjate sa nje gisht. Keshtu e quajten GISHTEZE.
    I dhane per djep nje guaske arre te lustruar mire, per shtrat nje flete manushaqeje per mbulese nje flet trendafili. Aty flinte naten; diten luante mbi tryeze, ku gruaja vinte nje pjate plot me uje, te rrethuar me nje kurore lulesh. Ne kete pjate notonte nje flete e madhe tulipani mbi te cilen Gishteza mund te ulej dhe te lundronte nga njera buze e pjates ne tjetren, me ndihmen e dy qimeve kali te bardha qe i sherbenin ne vend te lopatave.
    Ta kishte enda ta shihje; pastaj ajo dinte te kendonte me nje ze aq te embel dhe melodioz, s'a s'ishte degjuar kurre ndonjehere.
    Nje nate, kur ajo po flinte, hyri ne dhome permes nje xhami te thyer nje zhabe shume e shemtuar. Kjo kafshe e llahtarshme, e madhe pa mase dhe e qullet, kerceu mbi tryezen ku flinte Gishteza, e mbyllur ne nje flete te kuqe trendafili.
    - Ē'nuse e bukur per djalin tim! - tha zhaba.
    Mori guasken e arres dhe duke dale po nga xhami i thyer, e nxori vogelushen ne kopsht.
    Atje rridhte nje she i gjere, qe nga njera ane puqej me nje mocal. Ne kete mocal jetonte zhaba me te birin. Buu! Uff! Ky ishte i piste dhe i shemtuar, i perngjante krejt te emes.
    - Kuak kuak! brikkeek - ek - bertiti kur e pa vajzen e vogel shume te bukur ne guasken e arres.
    - Shsht! Mos fol me ze kaq te larte! Do ta zgjosh, - i tha zhaba plake. - Pastaj edhe mund te na shpetoj, sepse eshte e lehte si penda e mjelmes. Do ta veme ne nje flet te gjere rrodheje ne mes te sheut. Aty do te jete si nje ishull dhe nuk mund te na ike. Nderkaq ne do te pergatitim, ne fund te mocalit, dhomen e madhe qe ju te dy do ota keni per banese.
    Kishte aty nje sasi te madhe flete rrodhesh qe rriteshin ne uje me fletet e tyre te gjera e te gjelbera, te cilat dukeshin sikur lundronin ne siperfaqe. Rastisi qe me e madhja prej tyre te gjendej me larg, por zhaba plake notoi dhe vuri aty guasken e arres me Gishtezen qe po flinte ende.
    Kur vogelushja u zgjua nga gjumi te nesermen ne mengjes dhe pa se ku ndodhej, zuri te qante me hidherim, sepse nga te gjitha anet e rrethonte uji dhe nuk mund te kthehej dot ne toke.
    Zhaba plake, pasi e zbukuroi dhomen ne fund te mocalit me kallama dhe lule te vogla te verdha, notoi bashke me te birin drejt fletes se vogel ku gjendej Gishteza, per te marre shtratin e vogel dhe te bute dhe per ta shpen ne dhome. U perkul thelle ne uje perpara saj dhe i tha:
    - Te paraqes tim bir, burrin tend te ardhshem.
    Po ju pergatis nje banese shume te bukur ne fund te mocalit.
    - Kuak! Kuak! Brekke-ke-keks! shtoi i biri.
    Pastaj ata moren shtratin e vogel e te bukur dhe u larguan, kurse Gishteza rrinte e vetme mbi fleten e gjelber dhe qante, sepse nuk donte te jetonte me zhaben e llahtarshme dhe te martohej me te birin e shemtuar.
    [/td][/tr][/table]


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė 9/12/2007, 20:30, edituar 3 herė gjithsej


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 9/12/2007, 20:25

    Peshqit e vegjel qe notonin aty prane ne uje, degjuan c'po thoshte zhaba, dhe kjo i beri kureshtare te shohin vajzen e vogel. Qe ne veshtrimin e pare ajo iu duk atyre aq e mire, sa menduan qe do te ishte shume fatkeqe po te shkonte me zhaben e shemtuar. Kjo nuk duhet te ndodhte kurre! U mblodhen rreth kercellit qe mbante fleten, e keputen me dhembe dhe atehere fleta e shpuri vogelushen aq large ne lume, sa zhabat nuk munden ta arrinin.
    Gishteza kaloi para shume vendeve dhe zogjte e shkurrave kendonin kur e shihnin. "Sa vogelushe e bukur!" Me fleten qe lundronte gjithmone large e me large, vajza filloi te bente nje udhetim neper bote.
    Rruges, nje flutur e bardhe, e bukur, zuri te fluturonte rrotull fletes dhe me ne fund u vendos mbi te, sepse ashtu ne fluturim nuk mund ta sodiste aq mire vajzen e vogel.
    Gishteza, shume e kenaqur qe shpetoi nga zhaba e shemtuar, gezohej kur shihte gjithe ato bukuri te natyres dhe pamjen e ujit, qe nga dielli ndriconte porsi flori. Mori, rripin e saj dhe, pasi e lidhi njerin cep te flutura dhe tjetrin te fleta, shkoi perpara akoma me shpejt.
    Befas kaloi nje brumbull i madh qe, kur e pa vajzen, e mbeshtolli trupin e saj te holle me kembet e tij dhe bashke me te fluturoi ne nje peme. Kurse fleta e gjelber vazhdoi te zbriste lumin bashke me fluturen qe s'mund te shkeputej me.
    Oh, ē'tmerr! Sa u frikesua e shkreta Gishtez kur brumbulli e shpuri ne peme! E megjithekete, ajo i qante hallin flutures se bukur, te bardhe, qe e kishte lidhur te fleta dhe qe do te ngordhte nga uria, po te mos shkeputej dot prej saj. Por brumbulli as qe behej merak per kete; e uli ne fleten me te madhe te pemes, e gostiti me nektarin e luleve dhe megjitheqe ajo nuk i perngjante aspak nje brumbulli, ai i beri nje mije lavdata per bukurine e saj.
    Pas pak erdhen t'i benin vizite te gjithe brumbujt e tjere qe banonin po ne ate peme. Zonjushat brumbuj, kur e pane, luajten brirthet dhe thane:
    - Ē'gje e shemtuar! Ka vetem dy kembe.
    - Dhe pa brithe, - shtoi njera prej tyre, - eshte e dobet, e shperdredhur, uf! i perngjet njeriut. Sa e shemtuar qe eshte!
    Gishteza ishte shume e bukur, por brumbulli qe e kishte rrembyer, megjitheqe e pati cmuar te bukur, kur degjoi te tjeret ta shanin, filloi te besonte se ishte e shemtuar e se s'kishte nevoje per te. E zbriten nga pema dhe e vune mbi nje luleshqerre, duke ia kthyer keshtu lirine.
    Vogelushja zuri te qante e te qante, ngaqe brumbujt e kishin perzen per shkak te shemtise se saj; por ne te vertet ajo ishte aq e bukur, sa t'i rrembeje koken.
    Keshtu Gishteza e kaloi veren krejt vetem ne pyllin e madh. Thuri nje shtrat prej bari qe e vari poshte nje flete rrodheje per t'u mbrojtur nga shiu. Ushqehej me lengun e embel te luleve dhe pinte vesen qe binte ne mengjes mbi fletet.
    Kaluan keshtu vera dhe vjeshta; dhe ja, erdhi dimri, dimri i gjate dhe i ashper. Te gjithe zogjte qe e kishin zbavitur me kenget e tyre, u larguan, pemet u zhveshen, lulet u vyshken dhe fleta e madhe e rrodhes, nen te cilen ajo qendronte, u perdroth dhe mbeti vetem nje kercell i thate dhe i verdhe.
    Vogelushja e gjore, sa me shume qe i griseshin rrobat, aq me teper vuante nga te ftohtet. Shpejt zuri debora dhe cdo flok qe binte mbi te i dukej asaj sic do te na dukej ne nje lopate e tere me debore. Megjitheqe ishte mbeshtjell me nje flete te thate, ajo nuk arrinte dot te ngrohej; do te vdiste nga te ftohtet.
    Prane pyllit ndodhej je are e madhe me grure, por qe tani ishte korrur e ne te nuk shihje vecse kashta mbi token e ngrire. Vogelushes se gjore iu duk sikur kishte per te kapercyer nje pyll te mbjelle rishtas. Duke u dredhur nga te ftohtet, ajo mberriti ne banesen e nje miu te arave. Ketu hyhej permes nje vrime te vogel, nen kashte. Miu ishte vendosur mire, kishte nje dhome plot me drithe, nje kuzhine te bukur dhe nje dhome per te bgren. Gishteza u paraqit te porta si lypese dhe kerkoi nje kokerr elb, sepse nuk kishte ngrene fare qysh prej dy ditesh.
    - Vogelushe e gjore! - iu pergjigj miu plak i arave, qe ishte zemermire.
    - Hajde te hash me mua ne dhomen time; atje eshte ngrohte.
    Pastaj Gishteza i hyri ne zemer dhe ai shtoi:
    - Te lejoj ta kalosh dimrin ketu; por me kusht qe ta mbash te paster dhomen dhe te me kallzosh perralla te bukura; i kam shume qejf perrallat.
    Vajza e vogel pranoi dhe s'pati pse te ankohej.
    - Do te kemi nje vizite, - i tha nje dite miu plak, fqinji im ka zakon te vij te me shohe nje here ne jave. Eshte shume me mire nga gjendaj se une; ka sallone te medha dhe mban nje qyrk kadifeje te zeze. Po deshi te te marre per grua, ti do te jesh shume e lumtur. Vecse ai nuk sheh fare. Kallzoi atij perrallat me te bukura qe di ti.
    Gishteza nuk u dha rendesi ketyre fjaleve...
    Ajo s'kishte nder mend te martohej me fqinjin, ky nuk ishte gje tjeter vecse nje urith. I mbuluar me qyrkun e tij prej kadifeje te zeze, ai nuk vonoi dhe u beri vizite. Sipas miut te arave, ai ishte shume i pasur dhe i mencur dhe kishte nje banese njezet here me te madhe se ajo e tij. Ishte shume i arsimuar, por nuk mund te duronte dot driten e diellit dhe lulet e bukura; ai fliste shume keq per to duke mos i pare kurr ndonjehere.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 9/12/2007, 20:25

    Gishteza kendoi njeheresh dy kenge: "O brumbull fluturo e fluturo"! dhe "Moj unaza me trendafila". Urithi, i magjepsur nga zeri i saj i bukur, ra ne dashuri dhe lindi menjehre deshira te martohej me te, por nuk tha asnje fjale, sepse mendohej mire perpara se te fliste.
    Per te kenaqur fqinjet e tij, urithi u dha leje te shetisnin sipas qejfit ne nje rruge te madhe te nendheshme qe e kishte celur ndermjet te dy banesave, por iu lut qe te mos trembeshin nga nje zog i ngordhur qe gjendej andej nga do te kalonin dhe qe e kishin varrosur ne fillim te dimrit.
    Ishte hera e pare qe fqinjet e tij perfitonin nga kjo dashamiresi. Urithi i udhehoqi ne kete korridor te gjate e te erret, duke mbajtur nder dhembe nje cope dru te vjeter me fosfor, per t'u ndricuar rrugen. Kur mberriten te vendi ku dergjej zogu i ngordhur, urithi hoqi me fecken e tij te gjere nje cope tavani dhe beri keshtu nje vrime nga ku hyri drita. Ne mes te korridorit shtrihej pertok trupi i nje dallandysheje, pa dyshim te ngordhur nga te ftohtit, qe i kishte krahet te ngritur pas trupit, koken dhe kembet te fshehura nen pendet. Kjo pamje e hidheroi Gishtezen, ajo i donte shume zogjte e vegjel qe gjithe veren e kishin gezuar me kengen e tyre. Por urithi e shtyu dallendyshen me ato kembet e tij shkurtabiqe dhe tha:
    - Nuk do te ciceroj me! Ē'fatkeqesi te lindesh zog! Shyqyr qe asnje nga femijet e mi nuk do te kete nje fat kaq te keq. Nje krijes e tille s'ka asnje pasuri vec cicerimen e saj: Ēivit! Ēivit dhe dimrit vdes nga uria.
    -Ju flisni tere mend! - u pergjigj miu plak. -Ēivit! nuk sjell asgje; kaq mjafton per t'u mbytur ne mjerim, megjithekete ka prej tyre qe mbahen me te madh se dine te kendojne.
    Gishteza nuk tha asgje, po kur dy te tjeret i kthyen shpinen zogut, ajo u perkul mbi te dhe e puthi ne syte e tij te mbyllur.
    "Ndoshta eshte po ai zog qe kendonte aq embel per mua kete vere", -mendoj ajo.
    Urithi, pasi e zuri vrimen, i shoqeroi miqte ne shtepine e tyre. Meqenese nuk flinte dot, Gishteza u ngrit dhe thuri nje qilim te bukur prej kashte, te cilin e solli ne rrugen e nendheshme dhe e hodhi mbi zogun e ngordhur. Pastaj i vuri perrreth ca pambuk qe e kishte gjetur te miu, sikur kishte frike se mos lageshtia e dheut te ftohte i bente keq trupit te pashpirt.
    "Lamtumire! zog i bukur! - tha ajo.
    -Lamtumire! Faleminderit per kengen e bukur qe me kenaqte aq shume gjate stines se kendshme te veres kur une soditja me adhurim blerimin dhe ngrohesha ne diell".
    Ne keto fjale e siper mbeshteti koken ne gjoksin e dallendyshes, por menjehere u ngrit e frikesuar; ajo kishte degjuar nje trokitje te lehte; vinte nga zemra e zogut qe s'kishte vdekur, por vetem kishte ngrire. Te ngrohtet ia kishte kthyer jeten.
    Ne vjeshte dallendyshet shkojne ne vendet e ngrohta dhe ne qofte se ndonjera prej tyre vonohet rruges, te ftohtet e rrezon menjehere ne toke si te vdekur dhe debora e ftohte shtrohet mbi te.
    Gishteza akoma dridhej nga frika; ne krahasim me te, qe nuk kishte nga trupi me e gjate se nje gisht, dallendyshja dukej si nje gjigand. Megjithkete, ajo mori kuraje, e shtrengoi mire pambukun rreth zogut te gjore, shkoi te kerkonte nje flete mendre qe i sherbente si mbulese, e mori dhe ia vuri ne koke.
    Naten tjeter, kur shkoi perseri prane te semures, e gjeti te gjalle, por aq te dobet, sa mezi hapi pak syte qe te shikonte vajzen e vogel, e cila ne vend te drites mbante ne dore nje cope dru te vjeter te ndritshem.
    -Te faleminderit, vogelushe e bukur! - i tha zogu i semure, - ti me ngrohe mjaft. Pas pak do ta marr perseri veten dhe do te fluturoj ne ajer, ne rrezet e diellit.
    - Sa keq! - u pergjigj Gishteza. - jasht ben ftohte, bie debore, ka ngrica; rri ne shtratin e ngrohte. Do te kujdesem une per ty.
    Pastaj i solli uje ne nje flet luleje. Zogu piu dhe i tregoi se si i qe shqyer njeri krah ne nje ferre dhe nuk kishte mundur t'i ndiqte zogjte e tjere ne vendet e ngrohta. Me ne fund kishte rene ne toke dhe nga ky cast nuk i kujtohej fare se ē'i kishte ndodhur.
    Gjate gjithe dimrit, fshehurazi nga miu dhe urithi, Gishteza e mjekoi dallendyshen me dhembshuri me te madhe. Kur erdhi pranvera dhe dielli nisi te ngrohte perseri token, zogu i la lamtumiren vajzes se vogel qe e hapi perseri vrimen e bere dikur nga urithi. Dallendyshja iu lut mirebereses se sa qe t'i hipte ne kurriz dhe ta shoqeronte ne pyllin e gjelber.
    Por Gishteza e dinte se largimi i saj do t'i shkaktonte hidherim miut plak te arave.
    -Jo, - i tha ajo, -nuk mundem.
    -Lamtumire, pra, lamtumire, vogelushe e bukur!
    e pershendeti dallendyshja duke fluturuar jashte ne rrezet e diellit. Gishteza e veshtroi tek ikte, me lot nder sy, e donte dallendyshen e gjore!-Ēivit! Ēivit! beri zogu edhe nje here dhe u largua.
    Gishteza u hidherua me shume, qe nuk lejohej asnjehere te dilte dhe te ngrohej ne diell. Gruri kishte mbire mbi shtepine e miut te arave, duke krijuar per vogelushen e gjore, qe ishte sa nje gisht, nje pyll te vertete.
    -Kete vere do te punosh per pajen tende, - i tha miu, se urithi i merzitshem me pelice te zeze e kishte kerkuar Gishtezen per grua. -Per t'u martuar me urithin, duhet te kesh rroba dhe nderresa sic te ka hije.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 9/12/2007, 20:25

    Vogelushja u detyrua te merrte furken dhe miu i arave mori gjithashtu me meditje kater merimanga qe tirrnin pa pushim. Ēdo mbremje urithi u bente vizite dhe nuk pushonte se foluri se si, kur mbaronte vera dielli ishte aq i nxehte, kurse tani ai e digjte token aq shume, sa behej e forte gur. Keshtu pra, martesa e tij me Gishtezen do te behej vetem ne mbarim te veres. Por Gishteza nuk qe aspak e kenaqur, sepse urithi ishte per te tmerresisht i merzitshem. Ēdo dite, ne lindje dhe perendim te diellit, ajo shkonte te porta, ku nepermjet kallinjve qe i lekundte era, veshtronte kaltersin e qiellit, adhuronte bukurine e natyres dhe duke menduar per dallendyshen e dashur; por dallendyshja ishte larg dhe nuk do te kthehej ndoshta kurr.
    Erdhi vjeshta dhe Gishteza e kishte mbaruar pajen e saj.
    -Per kater jave kemi dasem! - e njoftoi miu.
    Vajza e shkret qau me lot, ajo nuk donte te martohej me urithin e merzitshem.
    -Ē'budallallek! - tha miu. -Mos u bej kokeforte, ndryshe te kafshova me dhembin tim te bardhe. Ti duhet ta ndjesh veten shume te lumtur qe martohesh me nje burr aq te bukur, i cili mban nje qyrk kadifeje te zeze, qe s'e ka as mbreteresha vete. Ti duhet te jesh mirenjohese qe do te gjesh nje kuzhine dhe nje qilar te mbushur plot.
    Urithi u paraqit per te marre Gishtezen nen toke, ku ajo nuk do ta shihte kurr diellin qe shkelqen, sepse i shoqi nuk do ta duronte dot kete gje. Oh sa u hidherua ajo! Te pakten ketu, te miu i arave, asaj i qe lejuar te dilte deri te porta e ta shihte diellin e ndritshem.
    -Lamtumire, o diell i bukur! - tha ajo e pikelluar duke ngritur duart ne qiell.
    -Lamtumire pra, meqenese tani e tutje jam denuar te rroj ne keto vende te merzitshme, ku rrezet e tua nuk i gezon njeri.
    Pastaj beri disa hapa jasht shtepise, se grurin e kishin korrur dhe kishte mbetur vetem kashta.
    -Lamtumire, lamtumire! - tha ajo duke perqafuar nje lule te vogel te kuqe. -Po e pe ndonje here dallendyshen, pershendete nga ana ime.
    Ne kete kohe ajo degjoi:
    -Ēivit! Ēivit!
    Ngriti koken: ishte dallendyshja qe po kalonte.
    Zogu u gezua sa s'ka kur e pa Gishtezen: zbriti shpejt e shpejt duke perseritur Ēivit! Ēivit! i gezuar, dhe erdhi te ulej prane mirebereses se tij te vogel. Kjo i tregoi se si donin ta martonin me urithin e shemtuar qe rrinte nen toke, ku dielli nuk hynte kurre. Kur tregoi kete gje, ajo i derdhi lotet rreke.
    -Dimri po vjen, -tha dallendyshja, -une po kthehem ne vendet e ngrohta, a deshiron te me ndjekesh pas? Hip ne kurrizin tim dhe lidhu aty me rrip. Ne do te ikim larg urithit te keq dhe baneses se tij te erret, tutje maleve, ku dielli ndricon me bukur se ketu, ku vera dhe lulet jane te perjetshme.
    Eja pra, eja me mua vogelushe e dashur, ti qe me shpetove jeten kur une dergjesha ne korridorin e erret, gjysem e vdekur nga te ftohtet.
    -Po, do te vij pas! -tha Gishteza.
    U ul ne shpinen e zogut dhe e lidhi rripin e saj me nje nga pendet me te shendosha; pastaj dallendyshja u ngrit siper mbi pyjet, detin dhe malet e larta te mbuluara me debore te perjetshme.
    Gishteza ngriu, por u struk ne pendet e ngrohta te zogut duke lene jashte vetem koken e saj te vogel per te soditur me adhurim bukurite qe kalonin poshte saj njera pas tjetres.
    Mberriten keshtu ne vendet e ngrohta. Dielli ndriste atje me me shkelqim se te ne dhe qielli dukej dy here me larg. Ne shpatet e avllite e shtepive rriteshin vile rrushi te bardhe e te zi; pyjet ishin plot me limona dhe portokaj; mendra kacurrele dhe mersina perhapnin ane e mbane eren e tyre te kendshme. Neper rruget femijet loznin me flutura krahegjera dhe ngjyra - ngjyra. Dallendyshja fluturonte e fluturonte dhe vendi behej gjithnje e me i bukur, derisa, me ne fund, ajo dhe Gishteza mberriten te nje pallat i mocem prej mermeri te bardhe te shndritshem, qe ngrihej midis pemesh te gjelbra te shkelqyshme, prane nje liqeni te kalter. Rreth shtyllave te larta te pallatit perdridheshin pjergulla dhe ne maj te tyre kishte nje tok cerdhe dallendyshesh. Njera prej ketyre cerdheve ishte banesa e dallendyshes qe po sillte Gishtezen.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 9/12/2007, 20:26

    Ja banesa ime, -i tha zogu; -por nuk eshte e pershtatshme per ty, pastaj edhe une s'jam pergatitur te te pres. Zgjidh vete njeren prej luleve me te bukura; une do te vendos aty dhe do te bej ē'eshte e mundur qe ti te jetosh si jo me mire.
    -Ē'lumturi! - thirri Gishteza, duke rrahur pellembat e saj te vogla.
    Nje koloni e madhe e bardhe mermeri shtrihej pertoke ashtu sic kishte rene e thyer cope - cope; por, midis copave te saj kishin mbire me te bukurat lule te bardha.
    Ja, aty ne njeren prej petaleve te gjera, dallendyshja vendosi vajzen e vogel.
    Gishteza, e gezuar ne kulm, mbeti e mahnitur nga gjithe bukurite qe dukeshin rreth e rrotull ne kete vend magjepses.
    Por sa cudi qe i erdhi! Nje burr i vogel, i bardhe dhe qe dukej tejpertej si qelqi, i gjat sa nje gisht, qendronte i ulur mu ne mes te lules.
    Ai mbante ne koke nje kurore te arte dhe krahet i kishte te mahnitshem.
    Ishte mbreti i luleve; cdo lule ishte pallati i nje burri te vogel dhe i nje gruaje te vogel, por ky na ishte mbreti i te gjithe atyre.
    -O Zot, sa i bukur qe eshte! - i tha Gishteza dallendyshes me ngadale.
    Princi i vogel u tremb shume kur shikoi dallendyshen qe, natyrisht, dukej nje zog gjigand perpara tij qe ishte aq i vogel e delikat, por kur veshtroi Gishtezen, ai u mahnit sepse ajo ishte zonja me e bukur qe kishte pare ndonje here.
    I vuri asaj kuroren e tij te arte ne koke; e pyeti per emrin dhe nese deshironte te behej gruaja e tij.
    Ē'burre ne krahasim me te birin e zhabes plake dhe urithin me pallto te zeze! Pote pranonte, ajo do te behej mbreteresha e luleve.
    Vajza pranoi dhe menjehere asaj i erdhen per vizite zoterinj dhe zonja te bukura qe dilnin nga cdo lule per t'i sjell dhurata.
    Nje pale krahe te tejdukshem, qe kishin qene te nje mize te madhe te bardhe, e kenaqen me shume se cdo gje tjeter. Keta krahe qe i ngjiti ne supet e saj i dhane mundesi Gishtezes te fluturonte nga nje lule ne tjetren.

    Ne kete kohe ne cerdhen e saj dallendyshja kendonte kenget me te bukura; por thelle ne zemer ajo e ndiente veten shume te hidheruar qe ishte ndare nga mirembajtesja e saj.
    -Nuk do te te quaj me Gishtez, -i tha mbreti i luleve.
    -Ky emer eshte i shemtuar, kurse ti je e bukur, e bukur sic duhet te jete mbreteresha e luleve.
    Qe sot e tutje ne do te te quajme Maja.
    -Lamtumire, lamtumire! - tha dallendyshja e vogel duke fluturuar perseri drejt Danimarkes.
    Kur mberriti atje shkoi perseri ne cerdhen e saj permbi dritaren ku autori i ketyre perrallave e priste te kthehej.
    -Ēivit! Ēivit! - i tha ajo dhe keshtu ai mesoi historine qe lexuat
    Fund


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 17/12/2007, 10:49

    Mbreti pa rroba
    Na ishte njėherė njė Mbret dhe njė Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe sherbetoret e tij, kishte edhe pasuri te cilen e kishte marre nga mbreteria dhe populli i tij qė jetonte ne varferi. Po afrohej festa e Mbreterise se tij. Mbreti kishte vendosur qė ate dite te vishej me bukur se cdo here gjatė jetės se tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar rrobaqepesit me te mirė, me te njohur nga e gjithė mbreteria, por nuk ishte i kenaqur, pastaj ai filloi te kerkoje neper bote ...

    Njė dite ne oborrin e tij mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilėt kishin degjuar se Mbreti po i kerkonte rrobaqepesit me te mirė, ata i thane se po vinin nga njė vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat me te bukura qė s'i ka asnjė mbret ne bote ...
    Mbreti u gezua shume kur i degjoi,
    -Ja tha tani i gjeta.
    Une do te vishem dhe do te behemi Mbreti me i bukur nga te gjithė mbreterit e botes dhe gjithė bota do te me njohe dhe do te degjoje kėtė ...
    Ju siguroi rrobaqepesve mendafshin me te bukur, me te mirė dhe me te shtrenjte ...
    Dhe tre rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite, qė mbretin e tyre ta benin te lumtur me rrobat qė do t'i qepnin ata ...kaluan jave e muaj te tera, por rrobat nuk ishin gati ...

    Mbreti po priste me padurim qė t'i vishte teshat qė s'i kishte askush ne bote ...
    Dhe erdhi dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si asnjėherė, dita kur do te festonte dhe do te gezonte ne diten e Mbreterise se tij ... shkoi te rrobaqepesit me ndihmesit dhe sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene sikur i nxoren nga arka e arte rrobat prej mendafshi, e xhveshen Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ...
    - Keto thane ata, jane nga mendafshi me i shtrenjte, jane shume te holla, saqe ti o i madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne trup?! dhe bene sikur ia veshen ...
    Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-

    He tha si dukem tani,
    A dukem tamam Mbret ?!
    ... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje ...
    Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilėt kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti...
    - Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se ėshtė lakuriq ...
    Erdhi koha qė Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne rruget e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithė populli qė ta shihte nga afer Mbretin dhe rrobat e tij pėr te cilat flitej ne tere Mbreterine ...
    Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te cilėt ishin mbledhur ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por kėtė nuk kishte guxim ta thoshte askush ... vetėm njė femije kur e pa ashtu, guxoi e tha
    -Mbreti qenka lakuriq !!!
    Dhe atehere Mbreti e pa se vertet ishte lakuriq, e pa te verteten ne sy Mendjemadhesia ja kishte mbyllur syte...


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    Vizitor
    Vizitor

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga Vizitor prej 26/9/2009, 18:44

    Dreri dhe Luani

    Nje dre i etshem erdhi tek nje burim. ndersa ishte duke pire uje ,vuri re ne uje hijen e vet e filloi te mburret per briret,duke pare madhesine dhe bukurine e tyre,kurse per kembet e veta u hidherua qe i kish aq te holla e te hajthme. derisa ende ishte duke menduar per kete gje, erdhi luani dhe filloi ta ndjeke.dreri ua dha kembeve dhe u largua
    mjaft prej luanit.derisa ishte fushe pa peme, dreri vrapoi mire dhe i shpetoi rrezikut,por kur mberriti ne pyll, briret ju ngaterruan neper deget e pemeve dhe nuk mundi te vraponte me, ndaj luani e kapi.para se te mbaronte dreri ne gojen e luanit, tha me vete:
    -I shkreti une!kembet me shpetuan,megjithese mendova se ato do me linin ne balte,por gjeta belane prej brireve,ne te cilet kisha plot besim..

    Vizitor
    Vizitor

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga Vizitor prej 26/9/2009, 18:57

    Princi dhe e Bukura e Dheut

    Nje dite prej ditesh, Princi, djali i mbretit do martohej…mirepo pak dite para se te martohej ai i thote te atit se dodali per gjah…
    Ndersa i ati i thot, -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh…
    Princi i thot, – Do vete e do kthehem ne kohe… dhe niset per gjah Princi…
    Kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume,,, ai afrohet tek fshataret dhe i pyet ata,
    Si eshte e mundur qe shkelqen me shume nga e tjerat kjo sheg?
    Mos e keput!… i thone fshataret,,, se aty ndodhet e Bukura e Dheut.
    Princi i pyet ata se, a e kishin pare ndonje here te Bukuren e Dheut… fshataret i thone Princit…
    -Po e kemi pare,,, del ndonjehere naten dhe futet prape brenda!
    Dhe Princi vendosi te qendroj aty ate nate dhe te priste te shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte…
    Fshataret i japin nje krevat per t’u shtrir dhe e rrethojne Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek kembet…
    Me pas ai u shtri dhe ben sikur fle.
    Naten vone e Bukura e dheut i thote te emes…
    -Neno do dal pak shetitje!…
    Ndersa e ema e kundershton!. – Jo se po te preku njeriu nuk futesh me dot brenda ne sheg…
    E bukura nuk e degjoj te emen dhe doli perjashta…,
    Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty praneshikon Princin qe e kishte zen gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha ca nga llokumet dhe futet brenda prap.
    Te nesermen ne mengjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fshtaret…
    -A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e kish zene gjumi dhe vendosi te qendronte prap qe ta shikonte naten e dyte,,, por prap na ndodhi e njejta gje si me naten e pare.
    Naten e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e Bukura e Dheut u afrua ta puthe e te haj llokume prap, Princi e kapi..menjehere shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda.
    Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thote asaj qe ta priste aty sa te vinte ne pallatin mbreteror dhe do kthehej serish qe ta merrte me vete te Bukuren e Dheut.
    Dhe iken Princi per ne pallat… aty ai shikon se ishte mbushur plot me njerez se kishte ardhur dita e dasmes…
    Kenga kishte nisur dhe daullet binin.
    E bukura e dheut qe kishte ngelur vetem, po priste e po priste, mirepo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te shkonte tek pallati mbreteror…
    Vishet si dervish dhe kapucin e ul deri tek syt qe mos e njihnin, kur afrohet atje e ndalojn ushtaret… Ajo u thot atyre se e kishte ftuar Princi per dasmen e tij, dhe ushtaret e len…
    Hyn ne pallat dhe ca ushtar e cuan ne nje dhome dhe po prisnin qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me te vertet apo genjeu…
    Nderkohe vjen Princi dhe me nje here ai e njeh qe ishte e Bukura e Dheut, dhe i thote:
    Nga po na vjen o Baba Dervish?
    E Bukura e Dheut i thot…
    -Rruges tende imzot!
    Princi: -Po ēfare pe andej Baba Dervish
    E Bukura e Dheut: -Nje te bukur Sulltan!
    Princi: -Po ēfare thoshte Baba Dervish?
    E Bukura e Dheut: – Trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate, me dhe besen e me le dhe shega me s’me nxe.
    Princi po qeshte dhe i i tha: -Ma thuaj edhe nje here te lutem!…
    Pastaj Princi i tha orkestres te pushonte dhe e mori ne dhomen e tij te Bukuren e Dheut.
    Kur erdhi nusja qe ishte shume e shemtuar, i dhane asaj shume lek dhe nxorren me rrobat e Dervishit qe te ikte…
    Ndersa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke me Princin.
    Te gjithe u habiten se si kishte ndryshuar aq shume nusja e Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe perzune ishte e shemtuar, ndersa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur…
    Dhe keshtu ata u martuan bashk dhe u trasheguan…

    Vizitor
    Vizitor

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga Vizitor prej 26/9/2009, 19:07

    Njė mbret, i ri nė moshė rreth 25 vjeē,i pa martuar,fronin e trashėgoi nga i jati.Ai djalė ishte pak i ēuditshėm pėr mbretėrinė, sepse pyetjeve tė tija,tė pakėt ishin ata qė i pėrgjigjeshin! Bashkė me fronin,nėn urdhėrat e tij ishin edhe tė gjith ata qė i kishin shėrbyer me besnikėri babait tė tij.Njėri nga kėta,ishte njė kėshilltar,me gradėn gjeneral,i vjetėr nė moshė,rreth tė 60-tave dhe me flokė tė thinjur.Njė ditė prej ditėsh,Mbreti dhe Gjenerali,kėshtu quhen nė pėrrallė,ishin duke biseduar nė dhomėn mbretėrore,rreth oxhakut sepse ishte vjeshtė dhe koha kishte filluar tė ftohej.Nė ēengelin e oxhakut, ishte varur njė kusi me ujė, e cila pėrdorej pėr tė mos u tharė ajri i dhomės. Pėr njė moment nuk po fliste asnjėri dhe dėgjohej vetėm kllu-kllu i ujit qė valonte dhe tek-tuk ndonjėēik ujė qė binte nė zjarr,duke lėshuar atė zhurmėn karakteristike tė tij.Kush ka qėn mbret, e di shum mirė se ē’do tė them! Befas Mbreti e pyet Gjeneralin:
    - Ēfar thotė Kusia?
    Gjenerali qeshi! Duke menduar se Mbreti bėnte shaka,sepse nuk e kishte dėgjuar herė tjetėr kėtė lloj pyetje!Por Mbreti kėmbėnguli dhe e pyeti pėrsėri:
    -Ēfar thotė Kusia?
    Pėrsėri Gjenerali ja ktheu me tė qeshur:
    - Kusia? Ēfar do thotė? Asgjė!
    - Jo! - Ja ktheu Mbreti.- Ajo thot njė gjė!
    -Po ēfar do thot Kusia?-Ju pėrgjigj Gjenerali me kureshtje.
    - Atė dua tė gjesh. - I tha Mbreti i vendosur dhe prerė.- Pėrndryshe nuk meriton tė jesh pranė meje. Po nuk e gjete do tė pres kokėn.
    Gjenerali e kuptoi se Mbreti nuk bėnte shaka,por nuk dinte si ti pėrgjigjej! Mbeti i shtangur dhe u ngrit rrėmbimėthi duke kėrkuar leje tė largohej.
    - Ikė.-I tha Mbreti- Por ke tre ditė afat pėr t’a gjetur! Pėrndryshe unė do jap urdhėr tė tė presin kokėn!
    Gjenerali u largua, duke mos e kontrolluar fare veten! Nė dalje tė portės sė jashtme, u pėrplas me Bahēevanin e pallatit.Edhe Bahēevani ishte njė burr i moshuar, pothuajse nė njė moshė ma Gjeneralin.
    - Ej! Ku i ke sytė? Nuk shikon ku hedh kėmbėt? - I foli Bahēevani.
    - Ou! Mė fal! Nuk e kisha mėndjen!- Ju pėrgjigj Gjenerali.
    - Ku e kishe mėndjen?- E pyeti Bahēevani.
    - Lėre mos mė pyet!- I tha Gjenerali.
    - Po ti fol, se mund tė ndihmojmė!- I thotė Bahēevani.
    - Nuk e di por…Kėshtu,kėshtu…mė ndodhi! I tregon gjith historin me Mbretin.
    - Dėgjo kėtu.-I thotė Bahēevani.- Unė nuk tė jap dotė xhuvap,por e kuptoj se kot nuk tė ka thėn Mbreti! Kėto janė nga ato fjalėt qė…pėrgjigjen e kan nė hejbe,si i thotė njė fjale tė urtė! Po ti mos u mėrzit se nė njė fshat jeton njė vajzė e re, e cila u kthen pėrgjigje kėtyre pyetjeve.Ajo jeton vetėm me babanė e saj dhe ėshtė shum e zgjuar.Njė ditė larg ėshtė prej kėtej.- E sqaroj Bahēevani.
    Gjenerali pasi e dėgjoj me vėmėndeje,mėsoj edhe fshatin ku banonte vajza e zgjuar dhe vendosi qė tė nesėrmen nė mėngjez tė shkonte atje, pėr tė mėsuar pėrgjigjen qė do ti shpėtonte kokėn! Mezi priti tė gdhihej!Sapo ēeli dita,i hipi kalit,i veshur civil jo me uniformėn ushtarake,qė tė dukej sa mė i thjeshtė dhe mori rrugėn pėr nė fshat.Me vehten e tij bėnte llogari, se si do gjente sa mė kollaj shtėpinė e vajzės! Si do hynte nė bisedė! Mendonte edhe ai ndonjė pyetje tė ngjashme me atė pyetjen e Mbretit.E bėri llogari qė nė tė ngrysur tė gjendej nė fshatin e duhur.Nė tė perėnduar tė diellit u gjend nė fillim tė fshatit tė adresuar.Ai ishte njė fshat nė rrėzė tė njė mali tė lartė.Aty nė anė tė rrugės pa njė fshatar, i cili po lėronte (plugonte) tokėn me qe’! Pasi e pėrshėndeti,Gjenerali e pyeti nėse kishte zjarr pėr tė ndezur njė cigare,ndryshe nuk kishte se si tė hynte nė bisedė me fshatarin.
    - Edhe zjarr kemi,edhe duhan kemi!-Ju pėrgjigj fshatari, njė burrė rreth tė 50-ave,me njė bujari karakteristike tė njė tė varfėri por fisnik!
    Gjenerali i zbriti kalit, e la tė kulloste nė ledhin e arės dhe vetė shkoj u takua me fshatarin bujar.U ulėn tė dy ashtu siē ishin,mbi arėn e sapo lėruar dhe e drodhėn nga njė cigare, duke pėrdorur gjethet e kallirit tė misrit(lėpushka), nė vėnd tė letrės.Kėshtu ishte atėherė! Duke tymosur duhanin e fortė tė fshatarit,Gjenerali mendonte se si do vazhdonte biseda mė tej!
    - Ka ndonjė Han nė kėtė fshat qė tė gdhihemi pėr sonte,sepse jam pėr rrugė tė gjatė?-Pyeti Gjeneral,pėr tė hapur muhabet,duke e provokuar.
    - Han nuk kemi nė fshat, por..ti mos u mėrzit se e kemi njė copė kasolle pėr miq e pėr shokė!- Ju pėrgjigj fshatari.
    - Tė fleminderit por..nuk dua tė tė bezdis se ke kalamjt e tu e familjen tėnde, e mė duket sikur do tė vė nė siklet.- Ja ktheu Gjenerali.
    - Ooo ē’ėshtė ajo? Unė vetėm njė vajzė tė vetme kam.
    Aha ! Mendoi gjenerali.Paskam goditur nė personin e duhur.Pėr kėtė u gėzua dhe e pranoi me kėnaqėsi ftesėn e fshatarit.Kėshtu qė kishte kohė tė mendohej edhe pėr “Kusinė” .
    - Tė faleminderit shumė! -Ja ktheu pėrsėri gjenerali dhe u ngritė,pasi u ngritė edhe Fshatari, i cili filloj tė lėshonte tė dy qetė kurse parmėndėn e hodhi nė krah.U nisėn tė dy,Fshatari pėrpara dhe Gjenerali mbrapa.Gjenerali e pa tė arsyshme qė tė mos i hipte kalit por,pėr respektė ta ndiqte fshatarin mė kėmbė dhe kalin e mori pėr dore! Mbasi ecėn njė cop herė,gjenerali e pyet:
    - Do mė ngresh,a tė tė ngre?
    Fshatari u mendua njė cop herė.” Po ky dreq! Unė kam parmėndėn nė krah! Ky kalin e ka bosh! Ēdo tė thotė me kėtė?” E kuptoi se ishte pyetje me tjetėr kuptim,ndaj bėri sikur nuk e dėgjoi.Vazhduan pėrsėri rrugėn.As Gjenerali nuk kėmbėnguli mė. Mė lartė rruga kalonte pėrmes varrezave tė fshatit! Atje ishte njė varr i freskėt.Gjenerali pėrsėri pyeti Fshatarin duke u drejtuar nga varri i freskėt:
    - Po ky kėtu? Rron apo ka vdekur?...
    __________________

    Vizitor
    Vizitor

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga Vizitor prej 26/9/2009, 19:13

    vazhdimi
    -------------------
    --------------------
    Pėrsėri Fshatari u mendua! “Ky e shikon qė ėshtė varrosur! Ē’do tė thotė me kėtė?”Pėrsėri heshti,pa kthyer pėrgjigje.Por edhe Gjenerali nuk i tha gjė.
    Gjenerali mendonte se mbase gjente ndonjė kusi nė zjarr,e kėshtu do ishte mė e lehtė tė hynte nė temėn qė kėrkonte!
    Mbas pak arritėn tek shtėpia e Fshatarit.Fshatari i foli vajzės sė tij dhe ajo doli nė oborr.Ishte njė vajzė rreth 20 vjeēe,me flokėt zeza,si pėnda e korbit,tė gjata qė i binin deri nė mes dhe e bukur nė fytyrė.Fshatari i dha urdhėr qė tė priste e nderonte mikun! Ajo menjėherė pas pėrshėndetjes, i mori kalin nga duart dhe duke e ftuar tė hynte brėnda nė odėn e miqėve,shkoi tė rregullonte kafshėn e lodhur.Duke u larguar Gjenerali vuri re se vajza ēalonte pakėz. Gjenerali hyri brėnda nė njė dhomė tė vogėl, me oxhak,zjarri ndezur dhe nė zjarr vėnė njė kusi. Sa u gėzua Gjenerali kur gjeti njė ambient tė tillė!Pas pak erdhi edhe Fshatari dhe i uroi mirseardhjen mikut,sipas zakonit,duke i dhėnė edhe dorėn.Pasi u takuan,Gjenerali pėrsėri pyeti:
    - Ēfar thotė kusia?
    Fshatari pėrsėri bėri sikur nuk e dėgjoi,pasi nuk dinte ēfar ti pėrgjigjej!
    Pas pak erdhi vajza e cila u pruri kafetė dhe i uroi mirseardhjen edhe mikut tė sapo ardhur.Pasi pinė kafenė,Fshatari ju drejtua vajzės,tek e cila gjithmonė kishte gjetur sqarim pėr shum gjėra qė ai nuk i kuptonte.
    - Moj bija ime! E ftova kėtė mikun nė shtėpi sepse ėshtė pėr rrugė tė largėt dhe mė erdhi keq qė nuk kishte ku tė gdhinte natėn!
    - Po mirė bėre baba! Shtėpia pėr miq e pėr shok ėshtė e hapur!
    - Po mirė po..ky ma ka bėr tre herė borxh, e unė nuk dija si t’i pėrgjigjesha!
    - Ēfar tė tha baba?
    - Po ja..e para! Kur po vinim lartė pėr nė shtėpi ky mė pyeti:”Do mė ngresh a tė tė ngre?” Unė nuk dija si t’i pėrgjigjesha e bėra sikur nuk
    e kuptova!
    - Po mir tė ka thėnė baba! Ai tė ka thėnė:” Do mė llafosėsh a tė tė llafos?” Ju do kini qėn tė heshtur?
    - Eeee! Ashtu ėshtė.Nuk po fliste asnjėri.
    Aty Gjenerali u bind se vajza vėrtetė ishte e zgjuar.
    - E dyta,-vazhdoi Fshatari-kur kaluam tek varri i …filanit! Prapė mė pyeti: “Po ky,ėshtė gjall apo ka vdekur?”
    - Po mir tė ka thėn baba! Ai tė ka pyetur: Ka lėnė trashėgimtar, apo ėshtė shuar fare?
    - Aaa! Nuk e kuptova moj bijė.Po do mė falėsh se aq ma pret kjo rradake!- I tha Fshatari sė bijės.
    Gjenerali tani mezi priste tė dėgjonte pėrgjigjen e asaj qė kishte
    marrė udhėn, e qė do t’i shpėtonte kokėn! I hapi sy e veshė, pa
    folur,pėr tė dėgjuar dialogun qė bėnin babė e bijė!
    - E treta moj bijė! Sapo erdha kėtu mė pyeti:” Ēfar thotė kusia?” Unė
    prapė nuk dija ē’ti thosha! Flet kusia? Ndaj e lashė qė tė tė pysja!
    - Aaa! Edhe kusia fletė! Pėr kėtė e kam fajin unė, se u mora me punė dhe nuk kam kohė!
    - Po ēfar thotė kusi moj bijė?
    - Kusia thotė: “Do mė hedhėsh ujė tė ul valėn,apo tė shuaj zjarrin?”
    Kjo nuk i kishte shkuar kurrė nė mėndje Gjeneralit! Prandaj e pyeti Mbreti?!Tani kujtohej ai se pėr nga shkalla ….ishte ai qė duhej tė ngrihej e ti hidhte ujė kusisė!Tani gjenerali e ndiente veten tė ēliruar e tė pamposhtur.Ai sapo kishte mėsuar njė sekret qė tė pakėt
    ishin ata qė e dinin!
    Atė natė ndėjtėn deri vonė duke biseduar,hėngrėn, pinė,fjetėn, pa u zbuluar se “Miku”, me tė cilin bisedonin ishte kėshilltari kryesor imbretit!
    Kur u ngritė Gjenerali nė mėngjez,vajza ju solli kafenė.Duke pirė kafe,”Miku” i thotė Fshatarit,me qėllim qė ta dėgjonte vajza dhe si do pėrgjigjej.
    - Shtėpinė tė mirė e paske,por oxhaku sikur ėshtė njėēikė shtrėmbėr!- ( E kishte fjalėn pėr vajzėn qė ishte e zgjuar por ēalote pakė! )
    Vajza e kuptoi, ku e kishte muhabetin “Miku” dhe ju pėrgjigj nė momentė:
    -S’ka gjė! Dorė ustai ėshtė! Mjafton qė tymi ikėn drejtė!-( E kishte fjalėn se mjafton qė e kam kokėn plotė!…)
    Gjenerali e pa se ishte vėrtet pėr t’u admiruar,e shum e zgjuar,prandaju ngritė, u pėrshėndet,duke i falenderuar dhe u largua pėr andej nga
    erdhi!
    Tė nesėrmen shkoi tek pallati i mbretit,i qeshur e i gėzuar.Kur e pa kėshtu Mbreti e kuptoi se do kishte ndonjė lajm tė mirė.
    - Hė? -E pyeti, pa pritur qė ti thoshte ai.- E gjete ē’thotė kusia?
    - Po.E gjeta!
    - E ēfar thotė kusia nė zjarr?
    -Kusia thotė: Do mė hedhėsh ujė tė ul valėn,apo tė shuaj zjarrin?
    - Kush ta tha?- E pyeti Mbreti me njė mėnyrė kėmbėngulėse,pasi ishte i sigurtė se nuk ishte mėdja e tij!
    - Vetė e gjeta!-Ja kthen Gjenerali duke u skuqur nė fytyrė.
    - More..Qė nuk ėshtė mėndja jote!..Pėr kėtė jam i sigurtė.Por thuama se tani do ta pres vėrtet kokėn si gėnjeshtar!
    -Gjenarali detyrohet t’ja tregoj,tė gjith historinė si i ndodhi,qė ju tė dashur “kalamaj” e mėsuat mė lartė. Por pėrralla vazhdon akoma!

    Sponsored content

    lexo Re: ora e perralles

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 18/12/2017, 05:13