skulptori legjendar ODISE PASKALI

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e arte
    Pena e arte

    Numri i postimeve : 4940
    Data e rregjistrimit : 01/06/2007

    default skulptori legjendar ODISE PASKALI

    Mesazh nga shaban cakolli prej 27/9/2007, 16:18

    Odise Paskali u lind me 1903 ne qytetin e Permetit,qytet me tradita patriotike.
    Tere jeten gedhendi ne gur figurat madhore te kombit si:
    -S kenderbeut
    -Bajram Currit
    Jeronim De Rades
    Vellezerve Frasheri
    Luftetarit kombetar.......
    Artisti gedhendi gjithashtu dhembjen njerezore si psh"Iurituri",apo permendorja e famshme ne Mathausen.
    Paskali vdiq me 1985.
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: skulptori legjendar ODISE PASKALI

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/9/2007, 13:48

    eshte e vertet puna e Odise paskalit ishte vertet per tu admiruar


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: skulptori legjendar ODISE PASKALI

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/9/2007, 13:52

    Odhise Paskali, njė nga themeluesit e skulpturės shqiptare


    Stilian Adhami*

    Artisti i Popullit, Odhise Paskali mund tė cilėsohet pa frikė si themeluesi i skulpturės shqiptare dhe njė nga personalitetet mė tė rėndėsishme tė artit shqiptar. Odhisea lindi nė vitin 1903 nė Pėrmet. Ai u rrit dhe u edukua nė njė mjedis arsimdashės. Qė nė rini spikati zgjuarėsia, shkathtėsia dhe vullneti i tij pėr studime, aftėsi qė i bėnė tė mundur fitimin e sė tė drejtės sė studimit tė shkollės sė mesme nė Itali, ku u shqua si njė ndėr studentėt mė tė mirė. Po kėshtu, pėrfundon me rezultate tė mira edhe Fakultetin e Letėrsisė e Filozofisė nė Torino dhe mė pas studion edhe pėr histori arti.
    Qė nė vitet e hershme, Odhisea dallohet pėr shpirtin e iniciativės. Ai u bė nismėtar pėr krijimin e shoqėrisė “Studenti shqiptar” nė Torino dhe pėr botimin e revistės sė studentėve shqiptarė tė atjeshėm nė vitet ‘20. Ndėrsa nė vitet ‘30 e shohim nismėtar tė shoqatės “Miqt e Arbrit”; si organizator tė sė parės ekspozitė tė arteve figurative dhe tė ēeljes sė Shkollės sė Vizatimit nė Tiranė.
    Hapat e para tė karrierės sė Odhisesė janė nė fushėn e publicistikės. Ai u shqua nė estetikė dhe kritikė arti. Shkroi artikuj tė ndryshėm me mendime e meditime pėr artin nė mjaft organe shtypi tė vendit apo tė huaja. Nėse mund t’u hedhėsh njė sy artikujve tė tij tė viteve ‘20, mund tė vėsh re aktualitetin e tyre edhe sot. Sikur kėto shkrime tė autorit tė mblidheshin, mund tė bėhej njė botim i veēantė mbi publicistikėn e tij.
    Odhisea dinte t’u pėrshtatej me shumė zgjuarsi situatave nė ēdo kohė. Duke gjykuar se vendi nė vitet ‘20-‘30 kishte mungesė skulptorėsh, me tė mbaruar fakultetin dhe studimet pėr artin, i pėrvishet punimeve plastike, pra artit tė skulpturės pranė ateliesė sė njė skuptori italian realist e monumentalist tė Torinos. Kėshtu ai bėhet skulptori i parė profesionist shqiptar.
    Me pushtimin fashist tė vendit, Odhisea si erudit nė fushėn e artit, caktohet anėtar i Institutit tė Studimeve tė atėhershme, por nė mungesė edhe tė porosive tė mjaftueshme, pėr ngritje shtatoresh, detyrohet tė ēelė njė punishte pėr pėrgatitje shkumėsash pėr nevojat e shkollave tė vendit. Me ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtuesit nazifashistė, krahas vazhdimit tė krijimeve skulpturore pėr figurat e rilindasve, nė tematikėn e punimeve tė tij zėnė vend edhe heronjtė e popullit dhe dėshmorėt e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.
    Edhe pse Odhisea jetoi nė Pėrmet vetėm 14 vjet dhe shumicėn e jetės 82-vjeēare e kaloi nė Itali dhe nė Tiranė, ai ishte i lidhur me vendlindjen. Pėrveē ecejakeve tė herėpashershme pranė familjes nė periudha tė ndryshme para djegies sė shtėpisė sė tij nė korrik tė vitit 1943 nga fashistėt, ai krijoi nė vendlindje njė sėrė veprash, midis tė cilave skulpturėn e “Partizantit Ēlirimtar”, punėn e grupit skulpturor “Shokėt” nė varrezat e dėshmorėve tė Pėrmetit; bustin e Naimit; tė Nonda Bulkės dhe tė Fanjo Ēiēakos nė qytet; bustet e vėllezėrve Frashėri nė sheshin para Shtėpisė Muze nė Frashėr, bustin e dr. Refat Frashėrit, etj. Kompleksin e varrezave tė dėshmorėve tė Pėrmetit, ai e plotėsoi me tri figura pėr tė pėrjetėsuar edhe tre kushėrinjtė e tij tė parė (Harallamb Papa, Gaqi Vinjau e Foti Adhami). Nė shtėpinė e piktorit tė merituar Aristotel Papa, qė ka mė shumė se njė vit qė ėshtė ndarė nga jeta, ndodhet edhe njė bust i vėllait tė tij, dėshmorit Harallamb Papa, punuar e dhuruar nga Odhisea vite mė parė. Ndoshta ky bust mund tė mos jetė evidentuar nga Galeria Kombėtare e Arteve Figurative.
    Odhisea, duke iu kushtuar kryekėput krijimtarisė sė tij, nuk ishte i prerė pėr ēėshtje administrative. Kur u emėrua drejtor i Galerisė sė Arteve aty nga vitet ‘60, ai nuk kishte dėshirė as t’i vinin telefon nė zyrė, pasi zilja e tij e shqetėsonte dhe nuk e linte tė punonte.
    Pėrveē punimeve konkrete, ai mbante shpesh shėnime nė formė ditari, qoftė pėr meditime mbi artin qoftė edhe kujtime historike, gjė qė bėri tė mundur, qė njė vit pas vdekjes sė tij mė 1986, tė botohej libri “Gjurmė jete”, njė material nė fakt i shkurtuar e i cunguar.
    Ndėrsa janė ngritur mjaft shtėpi muze pėr figura tė shquara tė vendit tonė qė nga Mic Sokoli e Luigj Gurakuqi nė veri dhe tė Vangjush Mio e Hasan Tahsini nė jug ( pavarėsisht se disa prej tyre janė shkatėrruar nga varrmihėsit e kombit) do tė ishte mirė qė kėtij rrjeti muzeor t’i shtohet edhe shtėpia –muze e Odhise Paskalit. Ministria e Kulturės, Rinisė e Sporteve ndoshta duhet tė marrė njė vendim pėr tė rindėrtuar shtėpinė e tij nė qytetin e Pėrmetit - njė shtėpi dykatėshe me pak dhoma - dhe nė njė kohė tė pėrshtatshme ajo tė kthehet nė shtėpi muze (ndoshta pėr tė dy skulptorėt e popullit, pėrfshi dhe Janaq Pacon - tė dy pėrmetarė dhe bashkėpunėtorė nė themelimin e skulpturės shqiptare). Krijimi i njė shtėpie tė tillė muze do tė kishte mė shumė vlerė tė bėhej tani qė jetojnė njerėz nga brezi i vjetėr dhe njohin strukturėn e dikurshme tė asaj shtėpie, aktualisht e rrafshuar. Nė kėtė mėnyrė do tė plotėsohej edhe njė dėshirė e Odhisesė, tė cilėn e ka shprehur aty nga vitet ‘60 nė mjediset e Ministrisė sė Arsimit e Kulturės. Ai shfaqi dėshirėn qė nė oborrin e shtėpisė sė tij nė Pėrmet, tė vendosej autoportreti i tij, tė cilin e kishte gati. Por kjo ishte e pamundur nė atė kohė, pasi nomenklatura moniste lejonte qė vetėm pėr udhėheqėsin kryesor tė vendoseshin buste e shtatore pėr sė gjalli. Sot Odhisea kujtohet nga veprat e tij skulpturore, tė cilat flasin vetė dhe kuvendojnė pėrditė me kalimtarėt. Ndoshta njė shtėpi muze, ku tė tregohej historia e jetės dhe veprave tė tij do tė pėrjetėsonte pėr brezat e ardhshėm imazhin e plotė tė kėtij personaliteti tė madh tė artit shqiptar.

    Prof. Dr. Stilian Adhami
    Anėtar i kryesisė sė shoqatės atdhetaro-kulturore “Pėrmeti”


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė 28/9/2007, 13:53, edituar 1 herė gjithsej


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T
    avatar
    **GISHTEZA**
    Founder & Administratore

    Numri i postimeve : 3718
    Vendi : andej ,kendej
    Data e rregjistrimit : 27/05/2007

    default Re: skulptori legjendar ODISE PASKALI

    Mesazh nga **GISHTEZA** prej 28/9/2007, 13:53

    Skulptori i madh nderohet pas vdekjes me titullin e lartė



    Ai kurrė nuk kreu studime pėr skulpturė. Por ishte ndėr mė tė mėdhenjtė e skulpturės shqiptare. Dje u nderua me titullin "Nderi i Kombit". Ka qenė njė peripeci e gjatė historia e kėtij titulli pėr mjeshtrin e skulpturės. I propozuar qė nė kohėn kur president i Shqipėrisė ishte Rexhep Meidani, e ndėrsa pritej qė ky titull t'i akordohej vitin e shkuar, nė 100-vjetorin e lindjes sė skulptorit, nė stacionin "Nderi i Kombit" u mbėrrit vetėm dje. Nė emėr tė presidentit (i cili nuk mundi tė ishte i pranishėm), dekoratėn e ka dorėzuar dje pėr familjarėt e Paskalit poeti Xhevahir Spahiu, duke theksuar nė rreshtat e motivimit gjenialitetin e veprės sė kėtij skulptori tė madh.
    E megjithėse Paskali nuk studioi pėr skulpturė, ai mbetet mė i madhi skulptor shqiptar i tė gjitha kohėrave. Odhise Paskali ishte shkrimtar, gazetar, pėrkthyes, piktor, skulptor. Kishte mbaruar studimet e larta pėr filozofi dhe letėrsi nė Torino, por deri nė vitin 1927 ende nuk e dinte se ēfarė drejtimi do tė merrte jeta e tij. Ai krijonte nė shumė gjini dhe tė gjitha ishin tė arrira. Ndėrsa botonte mendimet e tij nė shtypin e kohės, realizonte edhe skulpturė. Vepra e tij e vitit 1924 "I urituri" do tė bėhej e njohur pėr tė gjithė shqiptarėt brenda dhe jashtė vendit dhe ky ishte momenti kur u dallua mė sė shumti si skulptor. Njė ndėr kryeveprat e tij mbetet figura e Skėnderbeut, e cila ndryshe nga tė gjitha realizimet e deritanishme, duket se i shkon mė pėr shtat heroit kombėtar. Pėr tė ai ka punuar pėr njė kohė tė gjatė, ndėrsa janė edhe vepra tė tjera tė tij shumė tė njohura, si "Flamurtari", "Luftėtari Kombėtar", "Malėsori", "Jeronim De Rada", "Naim Frashėri" etj. Nė vitin 1932 realizoi monumentin "Luftėtari kombėtar" nė Korēė, si dhe "Flamurtari" qė u vendos nė Vlorė po nė 1932. Janė kėto dy buste qė edhe sot e kėsaj dite e bėjnė atė tė pavdekshėm dhe ngelen jo vetėm tė paarritshme, por edhe si simbole tė qyteteve pėrkatėse. Por nė jetėn e tij artistike skulptorit Paskali i humbėn shumė vepra. Mendohet se njė numėr i madh veprash qė u pėrkasin viteve “30 gjenden nė Itali, Gjenevė, Maqedoni etj. Shumė janė marrė si plaēkė lufte gjatė pushtimit. Nė vitin 1925, kur sapo kishte pėrfunduar kryeveprėn e tij "I urituri", Odise Paskali kėrkonte mundėsitė pėr tė studiuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Itali, dėshirė tė cilėn mund t'ia realizonte vetėm mbreti. Ai dėrgon nė pallatin presidencial dy veprat e tij tė fundit "I urituri" dhe "Fytyrė vajze", vepra qė mė pas mbetėn nė pallatin e Zogut, e pastaj u nisėn pėr nė Itali.


    _________________
    █║▌│█│║▌║││█║▌║█
    E   S.H.T.R.E.J.N.T.Ė

    █║▌│█│║▌║││█║▌│║║█║│█
    N.U.K    B.L.I.H.E.M     D.O.T

    Sponsored content

    default Re: skulptori legjendar ODISE PASKALI

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 29/6/2017, 03:39