Vajzave qė fejohen me shkesė, u kėrkohet virgjėria
Ato janė tė bindura qė fakti qė nuk janė mė tė virgjėra, mund tu rrezikojė seriozisht tė ardhmen, sidomos tani qė u ka dalė fati. Kjo ėshtė arsyeja kryesore qė pėrplas shumė vajza nė dyert e maternitetit Koēo Gliozheni me kėrkesėn pėr tė rikthyer virgjėrinė me anė tė kirurgjisė gjineokologjike.
Drejtoresha e kėtij materniteti, Rubena Moisiu duke i quajtur kėto kėrkesa njė fatkeqėsi qė mundon ende mentalitetin shqiptar pohon se kėto ndėrhyrje nuk bėhen nė maternite pasi janė tė paligjshme por ajo nuk pėrjashton mundėsinė se ato mund tė realizohen nė nė mėnyrė tė fshehtė nė klinika tė tjera private.
Po ēfarė i shtyn vajzat tė bėjnė kėto kėrkesa dhe sa tė rrezikshme janė ato pėr shėndetin e tyre....
*****
Dikush ka hyrė shkesė qė ato tė fejohen, por virgjėria ėshtė kusht, nė tė kundėrt nuk mund tė jenė kurrė nuse pėr ta. Frika se jo vetėm do tė turpėrohen por do tė mbesin pa burrė i detyron ato tė kėrkojnė tė qepin cipėn e virgjėrisė (himeni) qė tashmė e kanė humbur.
Rubena Moisiu thotė se kategoria e vajzave qė vijnė me kėtė kėrkesė, janė sidomos nga zonat rurale.
Ėshtė e vėrteta qė ndeshemi shpesh me kėrkesa tė vajzave pėr tė qepur cipėn e virgjėrisė dhe unė kėtė e shoh si fatkeqėsi. Nuk ėshtė ajo cipė e hollė qė tregon ndershėmrinė e njė vajze dhe nuk e kuptoj se si mund tė gjenden ende pėrballė presioneve tė tilla, pohon Rubena Moisiu duke theksuar se kėto vajza duken pėrgjithėsisht tė traumatizuara kur vijnė kėrkojnė kėtė lloj ndihme.
Ndėrkohė ajo pohon se ligjėrisht nė asnjė maternitet shtetėror nuk duhet tė realizohen ndėrhyrje tė tilla.
A janė kėto ndėrhyrje tė rrezikshme pėr shėndetin? Dr.Moisiu nuk i paraqet ato si traumatike.
Nuk ėshtė se qepja e cipės sė virgjėrisė rrezikon shėndetin. Kjo mė shumė rrezikon rėndė emancipimin e shoqėrisė. Ėshtė e trishtueshme tė mendosh se pėr shumė njerėz vazhdon tė mbetet tabu prishja e cipės sė virgjėrisė para se vajza tė martohet. Nė kėto raste, ende fatkeqėsisht nuk vlersohet njeriu por njė cipė qė vazhdon tė mbetet simbol i ndershmėrisė, por qė nė fakt nuk ėshtė e tillė,- pohon Rubena Moisiu.
Flet Sabireja, ish-mamija qė rindėrton virgjėrinė
Diku afėr Pazarit tė Ri ndodhet Sabrireja (emėr i sajuar) ish mamija qė iu rikthen shpresat pėr tė ardhmen, vajzave qė kanė humbur virgjėrinė. Ajo e di qė ėshtė e paligjshme ndėrhyrja qė bėn ndaj dhe nuk tregon emrin dhe mbiemrin e saj tė vėrtetė. Mė vjen keq pėr vajzat sepse shumica e tyre nuk e bėjnė me dėshirė, por duan tė martohen dhe ka nga ata djem qė nuk i marrin po nuk qenė tė virgjėra. Mė vjen keq qė djemtė e shikojnė njė copė himeni si garanci pėr ndershmėri, po ēti bėsh, thotė Sabireja.
Sipas saj kryesisht kėto ndėrhyrje janė fare tė thjeshta dhe kanė njė ēmim shumė tė lirė, pasi zgjasin vetėm pak minuta. Pėr ata mė tė lehta qė zhvillohen edhe nė kushte shtėpiake marrin njė shumė tepėr simbolike, 1 mijė lekė tė reja, ndėrsa ata mė tė vėshtirat qė bėhen me anestezi lokale janė mė tė shtrenjta dhe shkojnė deri nė 10 mijė lekė tė reja, pohon ajo.
Ndėrkohė ish-mamija shpjegon seqė nga dita kur bėhet qepja mund tė zgjasė maksimumi deri nė 7 ditė. Nėse brenda kėtij afati vajza nuk kryen marrėdhėnie seksuale, nuk mbetet asnjė shenjė nga virgjėria e shtirur pasi fillojnė e bien penjtė.
Ekspertja qė i bėn vajzat tė duken tė virgjėra thotė se nė shumicėn e rasteve mashtrimi ecėn dhe meshkujt e kanė tė pamundur qė ta dallojnė qė nuk kanė tė bėjnė me njė virgjėri tė vėrtetė por vetėm me njė tė sajuar. Epo, ndoshta e meritojnė, tė mashtrohen..!
*****
_________________

